Marcelo tallet me Cristiano Ronaldon

Marcelo është tallur me shokun e tij të skuadrës te Real Madrid, Cristiano Ronaldon, për shkak të mjekrës së lënë nga ylli portugez.
“Ej, miku im… çfarë të kanë bërë aty poshtë?”, ka qenë komenti i bërë nga braziliani në një postim të bërë nga CR7 në Instagram.
Një mesazh ky që ka argëtuar shumë ndjekësit e Cristiano Ronaldos, i cili ka vendosur ta mbajë mjekrën për fat para ndeshjes me Spanjën.
Dihet që Marcelo dhe Ronaldo kanë raporte shumë të mira, aq sa edhe fëmijët e tyre janë shumë shokë të mirë.
Fat që e ka ndjekur disi edhe në ndeshjen kundër Irani-t, e fundit e Grupit B, me Portugalinë që ka rrezikuar të pësojë gol dhe të eliminohet nga Kupa e Botës, në momentet e fundit, mirëpo me barazim 1-1 si e dyta e grupit ka vazhduar tutje.
Do të kishte një dështim i dyfishtë për Ronaldo-n, i cili ka humbur penalltinë që mund t’i kishte siguruar fitoren kampionëve në fuqi të Evropës. /Insporti.com