Maria Sharapova merr lajmin e mirë pas operacionit

Tenis 08 Prill 2019 18:48

Gati 2 muaj pas operacionit në shpatull, tenistja ruse Maria Sharapova do të rikthehet në fushë në turneun e Stuttgartit.

Organizatorët e këtij eventi kanë bërë me dije se do t’i japin një ftesë tenistes ruse, që nuk luan që prej Grand Slam-it të Australian Open.

Ky është një turne ku Sharapova ka triumfuar 3 herë në karrierën e saj dhe ku u rikthye pas pezullimit nga dopingu.

“Mezi pres të rikthehem në fushë. Mjekët më dhanë lajmin e mirë që mund të luaj në Shtuttgart dhe kanë nisur vetëm dy ditë më parë të përgatiten. Nuk ka qenë e lehtë, por jam gati. Ky është një turne ku gjithnjë kam gjetur mbështetjen e tifozëve, ndaj shpresoj të mos i zhgënjej”, tha Maria Sharapova, që nuk mori pjesë në dy Masters të zhvilluar në Amerikën muajin e kaluar.