Marigona Hill Prishtina U16 shpallet kampione

Superliga 06 Qershor 2021 16:52

Marigona Hill Prishtina ka triumfuar në finalen e Superligës U16, duke mundur në finale Vushtrria Basket me shifrat 89:57 (23:16, 17:16, 17:15, 32:8).

Ndeshjen më mirë e nisi skuadra prishtinase, duke fituar çerekun e parë 23:16, kurse lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, 17:16, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 40:32.

Edhe periudha e tretë ishte mjaft e nivelizuar, duke bërë që rezultati të mos ndryshojë shumë, kurse kjo pjesë përfundon 17:15, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:49. Shkëputja e madhe u bë në periudhën e fundit dhe Marigona Hill Prishtina triumfoi 89:57.

Medaljen për skuadrat finaliste i ndan Granit Rugova, Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës dhe Artina Hasani, Menaxhere e Zyrës Ekzekutive të FBK-së, kurse Kupën ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Në ndeshjen për vendin e tretë, Megasport ka mundur M Junior Prishtinën 46:85.

Marigona Hill Prishtina ishte kampione e Kosovës për U14 dhe finaliste në U18.

-->