Mario Sokoli debuton me sukses, nokauton serbin Drobnjak

Sporte luftarake 04 Dhjetor 2018 14:52

Boksieri nga Shqipëria Mario Sokoli ka debutuar me sukses në boksin profesionist në mbrëmjen e boksit të zhvilluar ditën e djeshme në Karslsruhe të Gjermanisë.

Sokoli, i cili ma herët si amator ka pasur suksese të shumta në garat në Shqipëri dhe rajon në këtë meç kundërshtar e kishte serbin Nikola Drobnjak dhe meçin e përfundoi me fitore ne KO në rundin e parë.

Sokoli është boksieri shqiptar i radhës që brenda ditësh debutoi në boksin profesionist. më herët gjatë kësaj jave edhe Florian Marku kishte bërë kalimin nga MMA në boks, duke debutuar po ashtu me fitore.

Insporti ju sjell edhe pamjet nga ky meç, gjegjësisht nga më pak se një rundë e plotë, sa zgjati meçi, në të cilin Sokoli (brekët e zeza), shënoi fitore, duke e rrëzuar madje dy herë kundërshtarin brenda sekondash.