Mark Bushaj, shpresa e Shqipërisë nga Gjakova e Kosovës

Futboll 09 Qershor 2021 11:56

Qyteti i Gjakovës vazhdon të “prodhojë” futbollistë për Kombëtaren e Shqipërisë. Pas Besnik Hasit, Lorik Canës, Burim Kukelit, Eros Grezdës, tani është radha e Mark Bushaj që të veshë fanellën më të bukur në botë, atë kuq e zi, shkruan Insporti.com.

Bushaj, vetëm 20 vjeçar, është ftuar nga përzgjedhësi i grupmoshave U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, për ciklin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Mesfushori Bushaj, i lindur në Gjakovë, karrierën është duke e zhvilluar në Kroaci me klubin e Hajdukut të Splitit. Sezonin e kaluar ishte i hauzuar në NK Dugopolje, në rangun e dytë të futbollit kroat.

No description available.
Mark Bushaj

Për Dugopoljen, ai zhvilloi 27 ndeshje duke shënuar gjashtë gola dhe dhuruar tre asiste. Bushaj karrierën e ka filluar me Vëllaznimin e Gjakovës.

Insporti ka zhvilluar një intervistë me Bushaj pas debutimit me Shqipërinë.

Ai ka flet për pritjen që ia kanë bërë, debutimin në ndeshjen me Bullgarinë dhe synimin e tij që të arrijë në Kombëtaren A.

Më poshtë intervista me Bushaj:

Si je pritur nga skuadra pasi zgjodhe të përfaqësosh Shqipërinë?

Jam pritur shume mire nga futbollistët e Kombëtares sepse kemi një grup të mirë të futbollistëve po ashtu edhe nga stafi, dhe po ashtu jemi stërvitur mirë. Synimi jone është kualifikimi në Evropian.

No description available.

Debutimi në ndeshjen kundër Andorrës?

Jam shumë i lumtur që bëra debutimin e parë me fanellën e Kombëtares kuqezi sepse ishte një emocion i veçantë për mua sepse kjo ka qenë gjithmonë një endërr e imja dhe shpresoj se një ditë ta bëj krenar të gjithë popullin shqiptar.

Titullar kundër Bullgarisë?

Po kundër Bullgarisë fillova nga minuta e parë. Ne jemi duke u stërvitur prej dy javësh me ekipin kombëtar dhe mendoj se trajneri Alban Bushi më besoi punën që bëra në stërvitje dhe është i bindur që unë të startoj në 11-shen e parë të skuadrës dhe jam i lumtur për këtë gjë.

Ëndrra me Kombëtaren e Shqipërisë?

Normal qëllimet e mija janë si çdo futbollist shqiptar të realizoj ëndrrën time që të debutoj me Kombëtaren A të Shqipërisë, por për të arritur deri aty duhet shumë punë disiplinë dhe besim tek vetja. Besoj se ajo dite qe te debutoj me Kombëtaren A do të vijë shumë shpejt.

-->