Clattenburg ka zbuluar një gjest aspak për t’u duartrokitur që Mo Salah e bënë kur mundohet të fitojë penallti

Futboll 21 Janar 2019 16:42

Që prej kur u transferua te Liverpooli në vitin 2017, ai ka shënuar 63 gola në 83 paraqitje duke e shëndrruar veten kështu në njërin prej lojtarëve më të mirë në botë.

Sidoqoftë, ai ka fituar reputacion si dikush që “simulon” në kohët e fundit.

Hera e fundit kur ai u mundua të fitonte një penallti pa kontakt ishte në përballjen kundër Crystal Palace në fundjavë.

Shikoni rastin në videon e mëposhtme.


Vërtetë ishte një moment i turpshëm për egjiptianin.

Mark Clattenburg, i cili ka punuar si gjyqtar për 14 vite, ka dhënë verdiktin e tij rreth rastit.

43-vjeçari mendon se kritikat ndaj Salah janë me vend dhe beson se gjyqtari i ndeshjes, Jonathan Moss duhej ta kishte ndëshkuar atë me karton të verdhë.

“Mo Salah u hodh në fushë pa kontakt nga Mamadou Sakho,” shkroi ai në kolumnën e tij për “Daily Mail”.

 

Mohamed Salah during Liverpool v Crystal Palace

“Një gjë që e kam vërejtur është se Salah kur bie në fushë duke u munduar të fitojë penallti, ai ngritë duart mbi kokë.

“Këtë e kërkojnë gjyëtarët kur mundohen ta vërejnë nëse ndonjë lojtar ka simuluar apo jo. Zakonisht, nëse bini, ju vendosni duart drejt që të mbroni veten nga rënia.”

Një mendim shumë interesant me të cilin është e vështirë të mos pajtohemi. /Insporti.com//

 

-->