Marku e “ndez” edhe më shumë duelin ndaj Tommy Broadbent me deklaratën e tij

Boks 13 Korrik 2019 14:50

Sot, me fillim nga ora 18:30 boksieri shqiptar Florian Marku do të përballet ndaj anglezit Tommy Broadbent  në Londër.

Marku është 26 vjeqar dhe në sportin e boksit ai deri më tani i ka tri fitore dhe asnjë humbje.

Ndërsa, Tommy Broadbent  është 32 vjeqar dhe deri më tani ka zhvilluar 13 meçe me një bilanc prej tetë fitoreve dhe pesë humbje.

Megjithatë kjo nuk duket të jetë pengesë për Florian Markun, i cili u tregua mjaftë i bindur në fitore

Pas matjeve që i kanë bërë dje, Floriani tha se “Ky djalë ka folur shumë, por nesër do të ja mbyll gojën”.

Kurse dje Floriani në rrjetin e tij social instagram kishte thënë se “s’më trembet syri, jo nga ky po me mi sjellë edhe 5 tjerë si puna kti”.

Ky do të jetë dueli i katërt i Markut në boksin profesionist, ku deri më tani ka arritur të koleksionojë 3 fitore.

-->