Marku i bindur: 100% nesër fitojë me nokaut, kundërshtari nuk është në nivelin tim

Boks 19 Shkurt 2021 20:04

Boksieri shqiptar, Florian Marku, nesër (e shtunë) do t’i rikthehet edhe një herë në ringun e boksit.

28 vjeçari nesër do të përballet me Rylan Charlton në ‘The SSE Arena’, teksa sot janë bërë edhe matjet zyrtare.

Ashtu si edhe më herët, Marku ka paralajmëruar se do të fitojë nesër me nokaut dhe se ky meç nuk do të vendoset nga gjyqtarët.

“Mezi po e prisja këtë ditë që nga padrejtësia e meçit tim të fundit. Jam i lumtur që Charlton është i pamposhtur sepse kjo është një luftë që unë dua. Rylan nuk mund të qëndrojë ashtu siç thotë tani. A do ta nokautoj? 100%” – ka thënë boksieri shqiptar për ‘Sky Sports’.

Tuttje, Florian Marku tregoi edhe çfarë i tha boksierit anglez gjatë peshimit.

“I thashë se është i ngadaltë, do ta shohë vetë, ai është një bodybuilder, por këtu nuk ngemë pesha. Pas raundit të parë, ai do të ndryshojë mendje, pasi do të shohë se çfarë ka përpara. Ai nuk është në nivelin tim, por të shohim a mund ti bëjë gjërat që thotë” – ka deklaruar Marku.

Vlen të theksohet se Florian Marku ka regjistruar shtatë fitore dhe një barazim nga tetë ndeshje në boksin profesionist.

Marku së fundmi ishte shprehur i pakënaqur me gjyqtarët që kishin vendosur që meçi i tij me Jamie Stewart të mbyllet baras.

-->