Marku konfirmon tjetër ndeshje, ka një paralajmërim të rëndësishëm

Boks 22 Dhjetor 2020 17:19

Florian Marku ka zyrtarizuar përballjen e radhës.

Florian Marku dhe Rylan Charlton do të ballafaqohen më 30 janar ndërsa arena pritet të konfirmohet ditët në vijim.

Marku, me bilanc prej 7 fitore, asnjë humbje dhe një barazim, 5 duele të mbyllura me nokaut, do të kërkojë kthimin tek fitorja pas barazimit të dyshimtë më herët gjatë këtij muaji ndaj Jamie Steëart, edhe pse e rrëzoi kundërshtarin e tij në raundin e dytë.

    “Ky tha se do ta fshijë dyshemenë me Florian Markun. Me 30 Janar nuk do ta lë në duart e gjyqtarëve. Faleminderit te gjithëve për mbështetjen”, shkroi Marku.

-->