Marku zbulon kundërshtarin e ri, ja data e meçit

Boks 14 Qershor 2021 16:48

Boksieri shqiptar, Florian Marku e ka bërë të ditur kundërshtarin e radhës, i cili është i pamposhtur në 19 ndeshje. Bëhet fjalë për Maxim Prodan, shkruan Insporti.

Dy boksierët do përballen për titullin “IBF International WelterWeight”.

Postimi i plotë i Markut, pa ndërhyrje:

“Me dat 7 gusht ndeshem per titullin International Welterweight title  kundra Maxim prodan  ka 19 ndeshje Te gjitha fitore. I ka ardh koha per humbjen e par sepse ky TITULL esht i IMI”, shkroi ai.

Takimi zhvillohet me 7 gusht 2021

-->