Marmarinos e Kastrati të kënaqur pas fitores ndaj Islandës

Kombëtarja 20 Shkurt 2020 21:25

Kosova ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e parë parakualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2023 ndaj Islandës. Pas ndeshjes në konferencën për shtyp u paraqitën trajneri Christos Marmarinos dhe basketbollisti Erjon Kastrati.

Kastrati filimisht falënderoi tifozët për përkrahjen, ndërsa sa i përket ndeshjes u shpreh se do të kenë kohë për të analizuar. “Kemi pasur momente të mira dhe kemi pasur edhe gabime. Duhet të analizojmë ndeshjen. Pas dy ditësh kemi ndeshjen me Luksemburgun dhe shkojmë edhe atje për fitore”, tha Kastrati.

Ndërsa trajneri Christos Marmarinos u shpreh tejet i lumtur me fitoren e arritur sonte. “Jam shumë krenar me lojën e treguar sonte. Kemi pasur dy lëndime. Jones dhe Bunjaku janë lënduar. Kemi luftuar së bashku dhe në fund ia dolëm. Do të shikojmë ku ishim mirë dhe ku ishim gabim”, u shpreh Marmarinos.

Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës, ndërsa pas tre ditësh Dardanët udhëtojnë për në Luksemburg për të zhvilluar ndeshjen e dytë.

 

-->