Marmarinos para ndeshjes: Jam shumë i lumtur me këtë fakt

Kombëtarja 19 Shkurt 2020 15:44

Sot (e mërkure) Kosova ka mbajtur konferencë për media para përballjes me Islandën.

Të pranishëm në konferencë ishin kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, trajneri, Christos Marmarinos dhe lojtari, Fisnik Rugova, transmeton arbresh.

Trajneri i “Dardanëve”, Christos Marmarinos tha se stërvitja ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është shumë i kënaqur me mënyrën se lojtarët kanë dhënë gjithçka nga vetja.

“Përfunduam raundin e parë të stërvitjeve, kishim tri ditë stërvitje me skuadrën dhe do ndeshemi me Islandën. Jam shumë i lumtur me mënyrën si shkoj stërvitja, pavarësisht disa problemeve të vogla, jam shumë i lumtur në mënyrën si djemtë u stërviten duke dhënë gjithçka që kishin. Për neve kjo është çfarë duam, duam të kemi nivelin më të mirë të përformancës gjatë ndeshjeve ose stërvitjes”, tha ai.

“Jemi shumë krenar dhe jam duke e thënë këtë gjë si personi më i ri në skuadër, jam i sigurt se flas për secilin që është në skuadër. Jemi krenar që e prezantojmë Kosovën gjatë këtyre ndeshjeve dhe besojmë se mund ta transferojmë këtë energji të të gjithë që do e shohin ndeshjen nesër dhe fatmirësisht do na sjellin forcë ta vazhdojmë aventurën”, përfundoi Marmarinos.

Kujtojmë që përballja mes Kosovës dhe Islandës do zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” ndërsa nis në orën 19:00.

-->