Marotta flet për të ardhmen e Icardit

Futboll 15 Prill 2019 17:35

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta, në një intervistë për Rai Sport, ka folur për të ardhmen e Mauro Icardit.

“Vlerësimet do të bëhen në momentin e duhur, për ne është një lojtar i rëndësishëm, por përcaktuese do të jetë edhe dëshira e tij”, theksoi Marotta.

Më pas ai u ndal të fliste edhe për trajnerin aktual të zikaltërve Luciano Spalletti.

“Është e drejtë që t’i japim besim Spallettit,  ka krijuar një strukturë në skuadër, zërat për Conten lindin nga fakti që ai është një trajner fitues dhe është në tregun e transferimeve, por Spalletti ka edhe dy vite kontratë me Interin”, deklaroi Marotta.

Kujtojmë që Interi ka shënuar fitore në takimin e fundit ndaj Frosinones në udhëtim me shifrat 3:1.

Aktualisht zi kaltrit kanë 60 pikë në vendin e tretë, pesë më shumë se Milani dhe gjashtë se Roma./insport