Marquez do niset nga pole position

Moto GP 14 Prill 2019 14:03

Spanjolli Marc Marquez ka vazhduar me përformanca të jashtëzakonshme në MotoGP.

Marquez shkëlqeu në provat kualifikuese në pistën e Austinit në Teksas, duke fituar pole positionin e shtatë të karrierës së tij në këtë pistë.

Marquez e përshkoi pistën me kohën 2 minuta, 3 sekonda e 787 të mijtat, duke lënë në vend të dytë rivalin e tij Valentino Rossi, ndërkohë që në vendin e tretë, duke plotësuar vijën e parë të nisjes, u rendit britaniku Cal Crachloë.

Nuk shkoi më shumë se vendi i 6 piloti tjetër i Yamaha, Maverik Vinales, i cili ka para vetes Jack Miller dhe Pol Espargarò.

Provat kualifikuese ishin krejtësisht për t’u harruar për motorin Ducati, me Doviziozon që nuk shkoi më shumë se vendi i 13, ndërkohë që Lorenzo do të niset nga vendi i 11 në garë, për shkak të një problemi teknik të shfaqur në motorin e tij. /Insporti.com/

-->