Marquez: Do të mbrohem nga sulmet e rivalëve

Moto GP 04 Shtator 2018 19:13

Kampioni i botës dhe kryesuesi i Botërorit 2018 në Moto GP, spanjolli Marc Marquez, përgatitet për garën e Çmimit të Madh të San Marino që zhvillohet ditën e diel në pistën e Misano, me shpresën që të hedhë një tjetër hap drejt titullit kampion.

Nuk ka për të qenë e lehtë për pilotin e Honda, që shprehet se tashmë për të është më e rëndësishme të kontrollojë rivalët se sa të fitojë, duke qenë se ka 59 pikë avantazh nga vendi i dytë, ku ndodhet Valentino Rossi.

Ndërkohë që, në garat e fundit më kërcënues ka qenë motori Ducati me të dy pilotët e tij.

Misano është një pistë e lodhshme, më e avashtë se pistat e tjera, me shumë frenime dhe dhënie gazi. Këtu kemi kujtime të mira me Hondën dhe shpresoj që të dielën të korr një tjetër fitore. Vjet kam pilotuar me lehtësi, të shohim se si do të shkojnë gjërat këtë vit”, tha Marquez.

Të shohim se si do të nisin përgatitjet ditën e premte. Me këtë avantazh nuk është e domosdoshme që të rrezikojmë, do të jetë më mirë të menaxhojmë situatën e krijuar dhe të mendojmë për rtitullin kampion. Do të jetë një garë ku do të mbrohem nga sulmet e Ducatit”, u shpreh Marquez.

-->