Marquez fiton Dovizioso dhe Zarco aksidentohen (VIDEO)

Moto GP 20 Maj 2018 15:56

Marc Marquez ka fituar garën për Shpërblimin e Madh të Francës në Moto GP. Ngasësi spanjoll i ekipit Repsol Honda ka triumfuar në shtegun legjendar Le Mans në një garë shumë interesante, që përveç me ngasjen e mirë të tij u karakterizua edhe me aksidente të Johann Zarcos dhe Andrea Doviziosos.

Gara në fakt filloi me start të mrekullueshëm të Jorge Lorenzos i cili u katapultua nga pozita e gjashtë në të parën, kurse Marquez për rrethit të parë ishte i gjashti.

Mirëpo, lideri i kampionatit shpejt u ngjit në pozitën e katërt dhe iu “ngjit” grupit të liderëve, ku printe Lorenzo, para Doviziosos dhe Zarcos.

Mirëpo, Dovizioso dhe Zarco u aksidentuan dhe kjo hapi rrugë për duelin midis Lorenzos dhe Marquezit, të cilin në fund Marquez e fitoi në shteg, në mënyrë të shkëlqyeshme.

Në fakt, Lorenzo rrëshqiti deri në pozitën e gjashtë, urse në podium përveç Marquezit u ngjitën edhe Danilo Petrucci dhe Valentino Rossi.

Tashmë Marquez ëhstë lider i kampionatit me 95 pikë dhe është shumë komod para përcjellësve Maverick Vinales që ka 59 pikë dhe francezit Zarco me 58 pikë.

-->