Marquez fiton në xhiron e fundit, Rossi përfundon në këtë pozitë

Moto GP 27 Tetor 2019 10:16

Marc Marquez nuk di të ndalet. Spanjolli tashmë kampion bote në Moto GP, triumfoi edhe në pistën e Australisë ditën e sotme.

Ai arriti të fitojë vetëm në xhiron e fundit, teksa parakaloi Vinjalesin, dhe në duelin mes tyre, ishte piloti i Jamahas u rrëzua dhe e mbylli aty garën.

Rrëzimin e Vinjalesit e shfrytëzoi Kal Kratçlou, i cili e mbylli i dyti, ndërkohë podiumin e plotësoi Xhek Miller.

Garë me ulje-ngritje për Rossin, e cila ishte edhe e 400-ta në karrierën e tij në elitën e motorëve. Ai shkoi edhe i pari në një moment të garës, por në fund e mbylli i teti.

-->