Marquez flet për gafën që i kushtoi në Austin: Nuk e kuptoj si ndodhi

Moto GP 16 Prill 2019 11:44

Duhej të fitonte garën, por në fund nuk mori asnjë pikë, pasi u rrëzua. Gara e shoferit spanjoll Marc Marquez në pistën e Austin ishte me dy pamje.

E shkëlqyer në pjesën e parë, duke u shkëputur nga rivalët. Më pas një katastrofë. Ose më saktë gara e tij ndali në momentin që u rrëzua, pas 9 xhirosh.

“Nuk e kuptoj ende se përse ndodhi ashtu. Bëra një gabim në kthesë, një gafë të rëndë. Më pas nuk isha në gjendje të mbaja motorin ndezur edhe pse u përpoqa shumë. Tani vuaj pasojat e atij rrëzimi, pasi dola pa asnjë pikë nga pista e Austin”, u shpreh Marc Marquez.

“Ajo garë duhej të kishte një tjetër fund për mua. Po e komandoja garën dhe isha shkëputur. Gjithsesi, rrezikova shumë, duke shkuar përtej limiteve. Më vjen keq që ndodhi kështu, por ky është sporti ynë. Çdo gabim, sado i vogël, paguhet shtrenjtë”, tha Marquez.