Marquez pas gabimit: Nuk e ka më situatën nën kontroll

Moto GP 17 Prill 2019 19:25

Rrëzimi i Marc Marquez në garën e fundit në Austin, është sinjal se këtë vit gara për titullin kampion në Moto GP do të jetë më e fortë.

Kështu mendon piloti italian Andrea Dovizioso, nënkampion bote me Ducati, që aktualisht kryeson renditjen e Botërorit.

“Ai gabim tregon se Marc nuk ka gjithçka nën kontroll dhe ndjen presionin. Edhe ai mund të gabojë si gjithë të tjerët edhe pse shpesh mund ta evitosh rrëzimin. Kjo është pozitive për kampionatin dhe ne të tjerët, pasi ka më shumë rivalitet në pistë”, tha Dovizioso.

Më tej, piloti italian tha: “Mendoj se këtë sezon do të jetë një garë katërshe për titullin kampion. Nga një pilot për çdo skuadër: Marquez te Honda; Rossi te Yamaha, Rins te Suzuki dhe unë të Ducati. Të katërt kemi shanse për të fituar dhe do të fitojë ai që do të gabojë më pak”.