Marquez si “shigjetë” – spanjolli fiton Çmimin e Madh të Aragonit

Moto GP 22 Shtator 2019 13:55

Mark Marquez vazhdon të jetë i pandalshëm në Moto GP. Shoferi spanjoll i Repsol Hondës, fitoi ditën e sotme Çmimin e Madh të Aragon në Spanjë.

Markez e nisi i pari këtë garë, dhe u dominua totalisht prej tij, duke u shkëputur për shumë sekonda, dhe vëmendja u përqendrua në vendet e tjera të podimuit, pasi spanjolli ishte i pakapshëm.

Në garën e tij të 200-të, ai la pas në vendin e Andrea Doviciozon, ndërsa i treti e mbylli shoferi i Dukatit, Jack Miller.

Vetëm vendi i katërt për Maverik Vinjales, që në xhirot e fundit ishte i dyti, por u parakalua dy herë.

Valentino Rossi e mbylli në vendin e tetë garën me një tjetër garë zhgënjyese nga “Doktori”.

Tani, Marquez shkon në kuotën e 300 pikëve, dhe kryeson bindshëm tabelën e renditjes, me vetëm 5 gara nga fundi i kampionatit të Moto GP.

-->