Marquez triumfon në San Marino GP, lë prapa Quartararon

Moto GP 15 Shtator 2019 16:43

Marc Marquez ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme.

Grand Prixi i mbajtur në San Marino i ka takuar pilotit spanjoll, Marc Marquez, i cili garon me skuadrën e Honda.

Një garë e jashtëzakonshme nga raundi i parë deri tek ai i fundi, ndërmjet Marquez dhe Quartararo, i dha fitoren pilotit spanjoll.

Kjo është fitorja e shtatë sezonale për iberikun, kurse e para që nga triumfi në Brno.

Në këtë garë i mirë ishte edhe italiani Valentino Rossi, i cili garën e mbylli në pozitën e katërt.

Marquez ishte spektakolar edhe në testimet e pistës, kur dhuroi spektakël me Valentino Rossin, duke prekur limitet e tij.

-->