Marquezi triumfon në Çmimin e Madh të Çekisë

Moto GP 04 Gusht 2019 16:44

Marc Marquez ka dominuar edhe në Brno. Shoferi spanjoll ka fituar Çmimin e Madh të Çekisë, gara e dhjetë e Botërorit të Moto GP, dhe ka thelluar edhe më shumë diferencën me ndjekësit e tij në renditje.

Marquez e ka nisur garën nga vendi i parë dhe ka qëndruar në krye nga kthesa e parë deri tek ajo e fundit, duke i rezistuar sulmeve të Andrea Doviziosos, i cili ka bërë një start të mirë dhe ka marrë vendin e dytë, të cilin e ka mbrojtur deri në fund.

Podiumi është kompletuar nga Jack Miller, i cili ka befasuar në fund një Alex Rins në vështirësi. Valentino Rossi e ka mbyllur garën në vendin e gjashtë.