Marquinhos zbulon çfarë ju tha në pushim të pjesëve Pochetino

Futboll 11 Mars 2021 17:34

Mbrojtësi i PSG Marquinhos, pas ndeshjes së djeshme kundër Barcelonës ka treguar së çelësi për kualifikimin në çerek finale ishte fjalimi i “nxehtë” i Mauricio Pochetinos në pushimin e dy pjesëve.

 PSG rezervoi një vend për ndeshjet çerekfinale pasi mposhti Barcelonën me rezultat 5-2 nga dy ndeshjet e luajtura.

26 vjecari Brazilian foli për RMC sports:”Ishte një pjesë e parë e vështirë, mbrojtja jonë u tregua e ngathët ku ekipi kundërshtarë gjat gjithë kohës shfrytëzonte këtë dhe sulmonte nga krahët”

“Ai kërkonte nga ne më shum organizim në repartin e mbrojtjesë, me disa video dhe kjo ishte qka bëri diferencën për pjesën e dytë” permbylli Marquinhos.

Pochetino pas ndeshjes së djeshme u shpreh shumë i kënaqur me reagimin e ekipit të tij pas pjesës së parë

“Ju thashë lojtarëve të mos mendojnë shumë per kualifikim dhe kjo ishte e gjitha”.

PSG zhvillojnë ndeshjen e tyre të radhës kundër Nantes te dielën në kuadër të Ligue 1, ku tentojn që të ngriten vendin e parë. /Insporti.com/

-->