Martinez kritikon minutazhën e ulët të Hazard: Ai nuk është mësuar me këtë situatë

Futboll 26 Dhjetor 2021 20:05

Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez ka kritikuar minutazhën e ulët të sulmuesit Eden Hazard te Real Madrid.

Belgu këtë edicion nën urdhrat e Carlo Ancelottit shumicën e ndeshjeve i ka kaluar si rezervë, ose ka munguar shkaku i lëndimeve.

Martinez thotë se Hazard është plotësisht i shëruar, por kjo situatë me këtë minutazhë të ulët është shqetësim.

“Eden është plotësisht i shëruar, por shkaku i ndeshjeve të ulëta është shqetësim i madh për ne, nuk është i mësuar në këto situata”, tha shkurtimisht ai për ‘Partidazocope’.

Ndërkohë, Hazard ishte titullar në dy ndeshjet e fundit, ku edhe bëri paraqitje të shkëlqyera.

-->