Martinez sonte tenton ta thyejë rekordin e zi në Champions

Futboll 19 Tetor 2021 19:44

Futbollisti i Interit, Lautaro Martinez po shkëlqen në kampionatin italian Serie A, megjithatë paraqitje të tillë nuk po mund të ketë në Ligën e Kampionëve, përcjell Insporti.

Statistikat tregojnë se Martinez nuk ka realizuar gol në Champions tash e dy vite.

Goli i fundit i argjentinasit në këtë kompeticion ishte më 8 nëntor të vitit 2019 ndaj Borussia Dortmund.

Argjentinasi ka mundësi të shënojë sonte ndaj Sheriff Tiraspol, në takimin që zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

/Insporti.com

-->