Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri – Norvegji

Futboll 26 Mars 2018 13:00

Policia e Elbasanit ka marrë masat për zhvillimin sa më normal të ndeshjes miqësore të futbollit në mes skuadrave përfaqësuese të Shqipërisë dhe Norvegjisë, e cila zhvillohet në “Elbasan Arena” me fillim në ora 19:00.

Nga njoftimi që ka bërë policia e Elbasanit, janë bërë të ditura detajet lidhur me sigurinë e rreptë për ndeshjen e sotme.

Përpos ndalesës së qarkullimit të veturave në rrugët përreth stadiumin dhe disa rrugëve tjera, për sigurinë e kësaj përballjeje do të jenë të angazhuar 320 policë ku përfshihen edhe njësitet e specializuara të policisë së Shqipërisë.

Po ashtu, është bërë e ditur se do të mbyllen edhe lokalet që janë brenda “rrethimit” të ashtuquajtur policor, derisa si për çdo ndeshje, ndalohet futja në stadium e gjësendeve të forta, shisheve, monedhave, çelësave, mjeteve piroteknike etj. /Insporti.com

-->