Mascherano këshillon Lionel Messin

Futboll 24 Janar 2020 21:59

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, sot në moshën 35-vjeçare, u rikthye në vendlindje, ku firmosi me Estudiantesin, 15 vite pasi u largua nga River Plate. Dhe tani ai beson se ish shoku i tij i skuadrës në “Camp Nou” dhe në kombëtaren bardhekaltër, duhet të ndjekë të njëjtën rrugë dhe të rikthehet në Amerikën e Jugut.

“Gjithçka mund të ndodhë në botën e futbollit. Varet nga dëshira e tij për të luajtur në Argjentinë”, tha Mascherano për katalanasen “Sport”. “Është gjithashtu aspekti i familjes kur ai të vendosë nëse do të jetojë këtu apo do të rikthehet në vendlindje. Unë dua që ai do vie këtu dhe nëse kthehet do ishte një hap fantastik për ligën argjentinase” – ka përfunduar ai.

-->