Masvidal kërcënon Nate Diazin: Uroj që ai t’i mbijetojë këtij dueli…

Sporte luftarake 31 Tetor 2019 12:48

Mëngjesin e së dielës, në Nju Jork, zhvillohet eventi UFC-244 në artet marciale mikse.

Sfida kryesore është ajo në mes Nate Diaz dhe Jorge Masvidal, e njohur ndryshe si “sfida e gangsterit më të madh në UFC”.

Në prag të këtij dueli ka folur Masvidal (34 fitore e 13 humbje), që ka përdorur tone të ashpra karshi Diaz.

“Një duel i madh, që zhvillohet në një vend të madh si Madison Square Garden i Nju Jorkut. Ftoj fansat të ndjekin këtë sfidë gangsterësh. Nuk është një duel që e zhvillojmë në oborrin e shtëpisë, apo në parking, është përballja që e presin të gjithë”, tha Masvidal.

“Jam këtu për ta dëmtuar në çdo sekondë Diaz. Uroj që të mbijetojë. Po ia doli të mbijetojë, do të heq kapelen në shenjë respekti. Unë jam si një qen dhe sa më shumë lodhem aq më shumë kafshoj. Nuk do të tërhiqem. Pasi të mbyllet dera e kafazit do ta shkatërroj”, tha Masvidal. /Telesport/

-->