Materazzi zbulon çfarë i tha Zidane në Botërorin 2006

Futboll 04 Mars 2018 09:36

Një ndër momentet më historike në futboll, ishte edhe gjesti i Zinedine Zidane në Kampionatin Botëror “Gjermania 2006”, kur në finale u ndeshen Italia me Francën dhe gjatë ndeshjes ndodhi një gjë që pak kush do ta kishte pritur, kjo edhe për shkak se bëhej fjalë për një lojtarë si Zidane, i cili cilësohej si lojtarë shumë korrekt madje.

Finalja Itali – Francë pas kohës së rregullt kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1 dhe ishte duke u zhvilluar pjesa e dytë e vazhdimeve, kur për një moment derisa ishin afër njëri tjetrit në fushë, Zinedine Zidane i kthehet Marco Materazzi-t dhe e godet me kokë në gjoks.

Pas këtij gjesti Zidane merr kartonin e kuq dhe si rezultat ndeshja shkon në penallti, ku Itali fiton 5-3 dhe shpallet kampion për herë të katërt deri atëherë, përcjell Insporti.

Megjithatë të gjithë dëshironin të dinin se çfarë ndodhi me Zidane, i cili ishte një prej lojtarëve më të qetë që ndonjëherë ka luajtur në futboll, çfarë e kishte provokuar Materazzi.

Në atë kohë u tha se Marco Materazzi e kishte sharë Zidane nga familja më saktësisht nga e ëma dhe francezi për atë arsye kishte reaguar në atë mënyrë. Mirëpo Materazzi kishte thënë se nuk do ta shante atë nga e ëma, pasi dihej se Zidane kishte mbetur pa nënën kur ishte vetëm 15 vjeç.

Mbrojtësi italian kishte pohuar se e kishte përmendur motrën e Zidane në një kontekst dhe kjo e provokoi atë, duke u penalizuar me kartonin e kuq më të famshëm në histori të futbollit. /Insporti.com

 

-->