Matteo Politano në Napoli

Futboll 24 Janar 2020 17:15

Anësori italian i Interit, Matteo Politano ka arritur marrëveshje me klubin e Napolit për një transferim të tij në këtë afat.

Marrëveshja e lojtarit me klubin ka përfunduar dhe tanimë pritet vetëm marrëveshja mes klubeve.

Formula që Inter sugjeron është huazimi gjashtë mujor me obligim blerje për 25 milionë euro në verë, me Fernando Llorente që kalon nga Napoli në Inter në huazim deri në fund të sezonit.

-->