Matthijs de Ligt vendos për të ardhmen e tij, kjo është skuadra e re

Futboll 20 Maj 2019 12:41

Matthijs de Ligt është shumë afër transferimit në Bacelonë, transmeton Insporti.com.

Talenti holandez zhvilloi një sezon të pa harruar me Ajaxin, duke fituar Kupën e Ligës dhe titullin e kampionit.

19 vjeçari ishte ndër futbollistët kyç të skuadrës së trajnerit Erik ten Hag, madje ishte kapiten duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

De Ligt celebrates scoring in the Champions League semi final. Image: PA Images

 

Klube të shumta janë duke shfaqur interesim për shërbime e tij, por ai duket se do ti bashkohet bashkëvendasit të tij, Frenkie de Jong te Barcelona.

Sipas Sky Sports, De Ligt ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe se transferimi i tij është çështje kohe.

De Jong and De Ligt look set to continue as teammates. Image: PA Images

 

Gjiganti spanjoll e sheh Ligt si lider të mbrojtjës për 15 vitet e ardhshme.

Ky lajm sigurisht se nuk do të ju pëlqejë fare klubeve angleze si Manchester United dhe Liverpool, të cilat ishin të interesuara për shërbimet e tij. /Insporti.com/