Matuidi e përshkruan me pak fjalë Juventusin

Futboll 15 Mars 2019 23:29

Blaise Matuidi, mesfushori i Juventusit, në një intervistë për “DAZN” ka folur për fitoren e madhe kundër Atletico Madridit, trajnerin Massimiliano Allegri dhe Cristiano Ronaldon.

Për Atletico-n: “Për ne ishte një rezultat i rëndësishëm, sepse gëzohemi për çdo fitore. Edhe në Genoa do të shkojmë për të fituar, edhe pse e dimë se nuk do të jetë aspak e lehtë”.

Për Allegrin: “Çdo trajner ka filozofinë e tij dhe ai ka të veten. Është shumë i aftë në menaxhimin e lojtarëve, por edhe në menaxhimin taktik të ndeshjeve është shumë i fortë”.

“Di të komunikojë me të gjithë lojtarët e skuadrës. E dimë se Juventus ka një ekip të mbushur me kampionë dhe kur di të menaxhosh kampionët, do të thotë se je një trajner i madh”.

Për Ronaldon: “Kemi lojtarin më të fortë. Jemi të lumtur për atë që bën, argëtohemi duke luajtur me të dhe shpresojmë që të vazhdojë kështu. Kundër Atleticos ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme, por mendoj se cilësitë e tij i tregon në punën e përditshme që bën, sepse stërvitet më shumë se të tjerët dhe mendoj se kjo është ajo që bën diferencën”.