Maurizio Sarri fiton trofeun e parë në karrierë

Futboll 30 Maj 2019 00:01

Maurizio Sarri është trajneri i parë italian që e fiton Ligën e Evropës, pas Alberto Malesani që e kishte arritur me Parman në vitin 1999, para 20 vitesh.

Chelsea e mposhti Arsenalin 4-1 në Baku në finalen e Ligës së Evropës dhe ky është trofeun i parë i madh në karrierën e Sarrit.

Kur Malesani e fitoi UEFA Kupën që sot quhet Liga e Evopës, në vitin 1999 me Parman, Sarri ishte duke punuar në bankë si bankier.

Kjo është arritja më e madhe në karrierën e Sarrit si trajner.

Në fushë sot ka pasur edhe disa italian si Jorginho dhe Emerson Palmieri luajtën nga 90 minuta.

Davide Zappacosta u fut në fushë vetëm në minutat e fundit të ndeshjes