Maurizio Sarri për gabimin e Strakoshës: Strakosha bëri një gabim dhe….

Futboll 17 Shtator 2021 15:54

Thomas Strakosha u rikthye titullar te Lazio, megjithatë këtë herë jo vetëm që nuk ia doli të mbrojë portën, por shkaktoi edhe një autogol qesharak, duke ndëshkuar bardhekaltrit në transfertën turke ndaj Galatasaray-t.

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri u shpreh:

“Strakosha bëri një gabim dhe ne pësuam një gol të pafat.Në fakt luajtëm mirë. Gabimet janë pjesë e sportit, në çdo rast, ky mbetet një hap përpara për të ardhmen”.

Trajneri i Lazios u pyet edhe për Vedat Muriqin, sulmuesi dardan ende nuk ka bindur drejtuesit bardhekaltër. “Nuk e di nëse Fenerbahce ka bërë një ofertë sepse nuk jam drejtor sportiv. Megjithatë, ne duam që Vedati të qëndrojë me ne”. Ishte komenti i Sarrit.

-->