Max Verstappen fiton titullin e parë të kampionit botëror në F1

Formula 1 sot zhvilloi njërën nga garat më interesante në histori të këtij sporti, pasi pilotët Max Verstappen dhe Lewis Hamilton luftuan për titullin kampion pasi kishin pikë të barabarta.
Piloti i Red Bullit, Max Verstappen dhe ai i Mercedesit, Lewis Hamilton ishin dy garuesit që luftuan për titull.
Max Verstappen arriti të shpallet kampion bote në Formula 1 për herë të parë në karrierën e tij.
24 vjeçari holandez ka arritur të fitojë garën e madhe të Abu Dhabi, duke i siguruar vetes njëkohësisht titullin e parë të kampionit botëror.
Kështu pas 57 gjirove të zhvilluara në pistën e Abu Dhabit, Hamilton e mbajti epërsinë dhe vendin e parë, të cilin e humbi vetëm në gjiron e fundit.
Verstappen arriti të parakalojë në fund dhe të shpallet kampion në këtë edicion me 394.5 pikë, ndërsa Hamilton mbeti i dyti me 385 pikë.
Në anën tjetër, ky është një dëshpërim për Hamilton, i cili ishte shumë afrër të shkruante histori duke fituar titullin e tetë, duke kaluar edhe legjendën e Formula 1, Micheal Schumacher, i cili ka shtatë tituj.
/Insporti