Max Verstappen më i shpejti në provat e lira

Formula 1 25 Qershor 2021 15:16

Max Verstappen me Red Bull është më i shpejti në pistën e Styria, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Austrisë.

Piloti holandez dha kohën 1’05”910, duke lënë pas Alpha Tauri të Pierre Gasly dhe Mercedes të Lewis Hamilton.

Dobët u paraqit Ferrari, në vendet 10-11 me të dy pilotët e saj (Leclerc para Sainz).

Makina Red Bull dukej e shpejtë dhe fakti që ishte gati gjysmë sekondi më e shpejtë se Mercedes lë të mendosh se do të dominojë edhe në këtë pistë.

-->