Mayweather: Ky boksier më kopjoi, pastaj u bë kampion

Sporte luftarake 28 Mars 2020 14:48

Ish-boksieri amerikan Floyd Mayweather ka thënë se meksikani Saul “Canelo” Alvarez i ka kopjuar disa lëvizje, që e kanë ndihmuar më pas të bëhet kampion bote. Dy boksierët kanë dueluar mes tyre në shtator të vitit 2013, me Mayweather që e ftoi atë sfidë, duke i shkaktuar Canelos humbjen e vetme deri më tani në karrierë.

“Siç mund ta keni vënë re, pasi i dhashë një leksion të mirë në ring, ai ka nisur të përdorë disa nga lëvizjet e mia. Këto stile ai po i përdor në duelet e tij dhe u shpall kampion. Janë të njëjtat lëvizje që unë kam përdorur në ring”, tha Mayweather, i pamposhtur në karrierën e tij (50 fitore, asnjë humbje).

Më tej, boksieri amerikan tallet me Canelo Alvarez, duke thënë se tashmë i duket vetja si mësues, duke kujtuar filmin e njohur “The Karate Kid”. “Më duket vetja si mr. Miyagi, që në atë film mësonte një djalosh që duhej Daniel, që në këtë rast është Canelo”, tha Mayweather.

-->