Mayweather me gjest të madh, ja çfarë do të bëjë për familjen e George Floyd

Sporte luftarake 02 Qershor 2020 08:56

Ish-boksieri amerikan, Floyd Mayweather ka ofruar t’i mbulojë shpenzimet e funeralit për George Floyd, i cili ndërroi jetë pas dhunës policore në protestat që po mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Uebfaqja e TMZ Sports ka zbuluar se Floyd do të ishte i gatshëm të merrte përsipër shërbimet e ofruara në Houston, Minesota, Charlotte dhe çdo vend tjetër që mund të përcaktohet në ditët në vijim.

“Ai ndoshta do të zemërohet me mua që po e them këtë, por, po, Mayweather pa dyshim që do të paguajë për funeralin”, ka thënë Leonard Ellerbe, drejtor ekzekutiv i Mayweather Promotions.

Ellerbe shtoi se ish-kampioni botëror ka qenë në kontakt me familjen e Floyd dhe familja tashmë e ka pranuar ofertën e tij.

I riu amerikan me ngjyrë, George Floyd, vdiq javën e kaluar në Minneapolis pasi Derek Chauvin, një polic i bardhë, i cili ia mbajti gjurin mbi qafë për më shumë sesa tetë minuta,

Michael Jordan, Lebron James, Lewis Hamilton, Serena Williams dhe shumë futbollistë gjithashtu kanë reaguar për vrasjen e shtetasit amerikan.

-->