Mayweather – Nasukawa, zhvillim i papritur në Tokyo

Sporte luftarake 31 Dhjetor 2018 13:09

Starti i dueli mes Floyd Mayweather e Tenshin Nasukawa, që pritej të fillonte në orët e hershme të mëngjesit, është vonuar.

Sipas raportimeve të fundit, Mayweather ende nuk ka arritur për duelin miqësor me kikboksierin japonez Tenshin Nasukawa, përcjell Insporti

Mayweather, 41-vjeçar, do të ndeshet me japonezin 20-vjeçar në natën e Vitit të Ri, por amerikani nuk ka arritur ende.

20 duele ishin të programuara para eventit kryesor, duelit në mes të Nasukawas e Mayweatherit, sidoqoftë boksieri amerikan nuk arriti të shkojë me kohë, sipas raprotimeve të fundit, gjë që ka bërë që dueli të shtyhet.

Madje, filluan edhe dyshime në lidhje me atë se a do të zhvillohej meçi apo jo, pas një serie të ngjarjeve të paparashikueshme.

Koha e ecjes së në ring ende nuk është konfirmuar, por pritej që të ndodhte rreth orës 11 të mëngjesit.

Meçi në mes të Mayweatherit e Nasukawas do të jetë vetëm tre runde, derisa gjuajtjet me këmbë apo lëvizjet e MMA nuk do të jenë të lejuara. /Insporti.com