Mayweather, rreth e rreth botës për 7 ditë!

Boks 09 Tetor 2018 21:06

Zakonisht koha e pensionit është koha më e mirë për t’i kushtuar më tepër vëmendje vetes, duke pasur kohë të lirë, shumë njerëz vendosin të vizitojnë vende të ndryshme të botës, por shikojnë edhe kostot, nëse jua mban xhepi.

Por ky nuk është një problem për legjendën e boksit Floyd Mayweather, i cili edhe pse është 41 vjeç ka vendosur t’i japë vetës kohën e duhur për të bërë një udhëtim 7 ditorë me avionin e tij privat.

Të Mërkurën, pesë herë kampioni i botës është nisur nga Islanda për të vizituar katër shtete të ndryshme deri në destinacionin final Abu Dhabi.

Ai ka thënë: “Jeta është për të provuar gjëra të ndryshme. Kështu që vendosa ta nis me Islandën.”

Ai vendosi që udhëtimin e pazakontë t’ia bënte dhuratë vetes për ditëlindjen e tij.

 

View this post on Instagram

Natural born sniper.

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather) on