Mayweather “thyen” internetin me koleksionin e tij të veturave

Boks 06 Shkurt 2019 13:10

Floyd Mayweather shpërndau një video në rrjetet sociale ku tregoi se ka bërë disa shtesa në koleksionin e tij të jashtëzakonshëm të veturave.

Në Instagram ai shprehet se ka futur edhe “3 lodra” të reja në garazh.

“Kam ende para’, kam ende bizhuteri, kam ende makina. Ose motivohesh, ose ha kot inat. Unë jam njeriu që bën para’, mos e harroni këtë”, thotë Mayweather.

Për më shumë, pamjet më poshtë flasin vetë: