Mayweather vs Nasukawa – linku për ta ndjekur live

Sporte luftarake 31 Dhjetor 2018 14:25

Në këto çaste në Saitama Arena të Tokios po zhvillohet parameçi i fundit i një super mbrëmjeje të sporteve luftarake, pikërisht në ditën e fundit të vitit 2018.

Në meçin kryesor protagonist është Floyd Mayweather – legjenda e boksit, i cili sivjet u sprovua në duel direkt edhe me Conor McGregorin – kampionin e shumëfishtë në UFC, kurse tashmë do të sfidojë edhe yllin japonez të kik boksit Tenshin Nasukawa.

Meçi do të zgjasë tri runde, por kjo nuk ka qenë pengesë që Mayweather të inkasojë miliona për këtë paraqitje në ring, pavarësisht epilogut të duelit.

Insport ju sjell edhe linkun për ta përcjellë këtë ngjarje live, nëse klikoni këtu.