Mbappe drejt Realit gjatë verës?

Futboll 08 Prill 2021 17:42

Sipas gazetarit të “El Chingirito”, Kylian Mbappe do të firmosë gjatë verës me 13 herë fituesit e Ligës së Kampionëve, Real Madridin.

Gazetari i “El Chiringuito de Jugones”, Josep Pedrerol, ka deklaruar se lojtari menxi pret që të kaloj te Real Madridi.

Nga burime të sigurta, ai ka thënë se në Madrid, janë të bindur se Mbappe do ta veshë fanellën e bardhë.

“Mbappe do të luajë në Madrid sezonin që vjen”, tha ai mes tjerash pas informatave të marra nga burime të afërta me klubin.

Mbappe ka kohë që është cak i Realit dhe duket se në vërë do të bëhet realitet.

Ai shkëlqeu mbrëmë në Champions League, duke i shënuar dy gola Bayernit në fitoren 3-2 të Paris Saint Germain në ndeshjen e parë çerekfinale në “Allianz Arena”. /Insporti.com/

-->