Mbappe i jep lajmin e keq Francës para ndeshjeve kualifikuese

Futboll 09 Tetor 2019 14:44

Franca do të jetë pa Kylian Mbappen për kualifikueset e radhës të Euro 2020 për shkak të një problemi në kofshë.

Sulmuesi ka munguar në ndeshjen e fundit të PSG-së, por gjithsesi është grumbulluar në kombëtare.

Kampionët e botës do të luajnë ndaj Islandës dhe Turqisë, por Mbappe do t’i shikojë nga shtëpia këto përballje.

Sulmuesi 20-vjeçar ka bërë disa teste dhe pritet që të largohet nga grumbullimi të mërkurën paradite.

Alassane Plea do të jetë lojtari që do të zëvendësojë yllin botëror.