Mbappe i tërbuar fliste me shokun e tij, zbulohet se çfarë tha – përmendi Neymarin

Futboll 26 Shtator 2021 13:28

Kylian Mbappe është kapur nga kamerat duke u ankuar për shokun e tij të skuadrës, Neymar.

Pamjet nga mediumi Canal + tregojnë rënkimin e 22 vjeçarit, Mbappe, i cili ankohet tek bashkëlojtari Idrissa Gana Gueye, për Neymarin, i cili sapo kishte dhënë një asistim për Julian Draxler.

“Ai (Neymar) nuk ma pason topin”, dëgjohet Mbappe duke i thënë Gueyes.

PSG arriti të fitojë me rezultat 2-0 kundër Montpellier në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligue 1.

-->