“Mbappe ka vendosur të largohet nga PSG”

Futboll 28 Tetor 2020 08:19

Ditët e Kylian Mbappe si një lojtar i PSG-së janë të numëruar, sipas ish shokut të ekipit kombëtar, Adil Rami.

21 vjeçari është lidhur vazhdimisht me një transferim te Real Madrid, ndërsa kampionët e Premierligës së fundi kanë shfaqur interesim për të.

Mbappe është i kontraktuar me PSG-në deri në fund të sezonit 2021-2022, dhe nëse ai heq dorë nga vazhdimi i kontratës, mundësia për largimin e tij do të rritet.

“Mendoj se është punë e kryer, veçanërisht pasi nuk po ecet para në diskutimet e kontratës”, ka deklaruar Rami, kur u pyet për mundësinë e nënshkrimit të francezit për Real Madridin.

Kylian Mbappe shihet si një nga transferimet më të mëdha të Real Madridit që nga koha e Cristiano Ronaldos.

-->