Mbappe: Për të ardhmen flasim në fund të sezonit

Futboll 22 Janar 2020 09:48

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, në një intervistë për BBC ka shtuar zërat e merkatos, pasi deklaroi se fund të sezonit do të ulet të bisedojë për të ardhmen e tij.

Mbappe deklaroi se për momentin është i foksuar te PSG, por pasi të përfundojë sezoni do të ulet me agjentin e tij për të shikuar opsionet. Ai thotë se PSG e ka bërë në superyll, pas transferimit nga Monaco.

“Jam lojtar i PSG-së dhe nuk është momenti për të folur për të ardhmen time. Tani dua të ndihmoj ekipin që të fitojë sa më shumë tituj. Në verë do të diskutojmë për të ardhmen.”

21-vjeçari e pranon se para se të firmoste me parisienët ishte një talent, por tani, falë sukseseve me këtë skuadër, është një “star”.

“Kur mbërrita këtu, isha 18 vjeç. Isha një talent, por jo superyll. Sigurisht që famën ua dedikoj PSG-së dhe përfaqësueses së Francës.Nuk do të ishte keq një “tripletë” në këtë sezon: Championsin, Europianin dhe Olimpiadën. Do të bëj gjithçka për ta realizuar këtë ëndërr.”

Mbappe ka kontratë me kampionët e Francës deri në vitin 2022 dhe para se të diskutojë për të ardhmen, dëshiron të fitojë trofe të rëndësishëm në fund të këtij sezoni. /insporti.com/

 

-->