Mbappe shpëtoi Francën dhe hyn në histori

Futboll 12 Tetor 2018 10:14

Duket se Kylian Mbappe po vendos rekorde të reja në pothuajse çdo ndeshje që luan.

Në sfidën e tij të fundit për PSG-në, 19-vjeçari shënoi katër gola në vetëm 13 minuta lojë, duke u bërë lojtari më i ri në Ligue 1, në mbi 45 vite, që shënon katër herë në një ndeshje.

Dhe si një shpëtimtar, pak ditë pas asaj ndeshje, mbrëmë Mbappe shënoi golin e dytë të Francës në barazimin 2-2 kundër Islandës, në minutën e 90-të, duke evituar një turpërim të mundshëm të kampionëve të botës.

Ai u bë lojtari i parë, që arrin kuotën e 10 golave për “gjelat”, pa i mbushur ende 20 vjeç.

Ylli i ri i PSG-së pritet të bëhet lojtari i parë që do të mbajë çmimin “Golden Boy”.