Mbappe sonte monitorohet nga “Los Blancos”

Futboll 14 Shkurt 2018 08:13

Duket se Real Madrid ka ringjallur përsëri interesimin për Kylian Mbappe dhe drejtuesit madrilen, do të kenë mundësinë sonte ta përcjellin edhe njëherë sulmuesin e PSG-së në “Santiago Bernabeu”, kur Real Madrid e PSG ndeshen në Champions League.

Real Madrid shfaqi interesim për Mbappe edhe gjatë afatit kalimtar të verës, presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi ishte më i shkathët për të siguruar shërbimet e francezit 19 vjeçar.

Megjithatë “France Football” bënë të ditur se ekipi madrilen vazhdon të ketë interesim për Mbappe dhe do të monitorojë çdo moment të tij, duke shpresuar për një transferim rë sulmuesit në “Bernabeu” vitet e ardhshme. /Insporti.com

-->