Mbappe tregon idhullin e tij

Futboll 22 Janar 2020 23:25

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, e ka një idhull si çdo futbollist tjetër.

Në një intervistë të fundit, ai nuk e mohon admirimin për Zidane, por heroi i tij ka qenë gjithmonë Cristiano Ronaldo.

Madje sulmuesi i kombëtares franceze kërkon që karriera e tij të jetë si ajo e sulmuesit të Juventusit.

“Idhulli im i fëmijërisë ka qenë Ronaldo. Ëndrra ime është bërë realitet, pasi unë pata mundësinë të luaja si kundërshtar kundër tij me ekipet kombëtare. Mendoj se shembulli që unë duhet të ndjek është pikërisht portugezi. Është shumë vonë për mua për të ndërtuar një karrierë si ajo e Messit. Duhet të kisha qëndruar tek Monaco,” deklaron francezi për “La Gazzetta dello Sport”.

“Neymar? Është një lojtar i madh dhe bashkë kemi një miqësi shumë të mirë jashtë fushe. Ai ka kaluar dy sezone të vështira, por tashmë po kthehet si dikur. Më vjen mirë që kemi në ekip një sulmues si Mauro Icardi. Ai është një nga më të mirët në botë dhe po e ndihmon ekipin me golat e tij”, theksoi 21-vjeçari francez.

 

-->